Triinga / Siguria_e_te_Dhenave

Geek Repo:Geek Repo

Github PK Tool:Github PK Tool

Siguria_e_te_Dhenave

Beale Cipher

Në këtë projekt kemi realizuar një program që mundëson enkriptimin dhe dekriptimin sipas Beale cipher i cili shfrytezon nje tekst document si liber. Ky program u realizua nga Jeta Syla, Suhejla Hoxha, Tringa Baftiu dhe Valtrina Cacaj në gjuhën programuese JAVA në kuadër të lëndës Siguria e të Dhënave.

Shifra Beale është një shifër në të cilën dy palë bien dakord për një çelës që është një tekst (p.sh., Deklarata e Pavarësisë që u përdor nga Thomas Beale si çelës për një nga tre tekstet e tij të koduara), dhe fjalët në tekst më pas numërohen dhe teksti i enkriptuar përbëhet nga numra prej çelësit. Numrat do të zëvendësohen më pas me shkronjën e parë të fjalës nga teksti-celes kur teksti i shifruar është duke u deshifruar.

Thomas Beale fshehu një thesar prej ari dhe argjendi diku në Bedford, Virxhinia, në fillim të viteve 1800. Më pas Beale kodoi vendndodhjen e thesarit, përmbajtjen e thesarit dhe emrat e atyre që dëshironte të kishte thesarin. Thomas kodoi 3 dokumente, në të cilat njëri prej tyre ishte i zgjidhur, duke zbuluar përmbajtjen e thesarit. Dy të tjerët mbetën sekret (vendndodhja e thesarit dhe emrat e pronarëve dhe të afërmve të thesarit). Beale ia dorëzoi ato enkriptime një tregtari, më pas u zhduk dhe nuk u pa më.

Tregtari nuk arriti t'a dekriptonte, më pas i mbajti ato për dekada përpara se t'ia kalonte një miku të paidentifikuar para vdekjes së tij. Miku i paidentifikuar kaloi njëzet vjet të tjera duke u përpjekur të zbulonte enkriptimet (duke arritur të i zgjidhte dy nga tre mesazhet e koduara). Përfundimisht, miku publikoi enkriptimet dhe historinë e thesarit të Beale në 1885.

Pra, si funksionon enkriptimi?

Me një libër të caktuar, zgjidhni një faqe të caktuar dhe numëroni të gjitha fjalët në faqe. Nëse jeni duke përdorur librin 'A tale of two cities', për shembull: 1 It 2 was 3 the 4 best 5 of 6 times, 7 it 8 was 9 the 10 worst 11 of 12 times… Pra, duke përdorur shkronjat e para të secilës fjalë (dhe numrin përkatës), fjala BOW mund të kodohet 4 11 8 ose 4 11 2 ose 4 11 10.

About


Languages

Language:Java 100.0%