Triinga / InternetSecurityProject3

Geek Repo:Geek Repo

Github PK Tool:Github PK Tool

Detyra_3_Internet_Security

Përshkrim i përmbledhur i programit

Në ditët e sotme, siguria e rrjetit është një aspekt kritik për mbrojtjen e të dhënave dhe integritetit të sistemit. Me rritjen e kërcënimeve kibernetike, monitorimi dhe analizimi i trafikut të rrjetit janë bërë komponentë thelbësorë për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të dyshimta. Projekti ynë, synon të ofrojë një mjet të thjeshtë dhe efektiv për të analizuar trafikun e rrjetit dhe për të identifikuar kërcënimet e mundshme. Ky mjet është i ndërtuar me gjuhën e programimit Python dhe përdor bibliotekat psutil, colorama, scapy, dhe socket për të kryer funksione të ndryshme si kapjen e paketave të rrjetit, analizimin e tyre dhe skanimin e porteve. Projekti është dizajnuar për të qenë i lehtë për t'u përdorur dhe mund të ndihmojë administratorët e rrjetit dhe profesionistët e sigurisë në identifikimin e aktiviteteve të dyshimta në rrjetet e tyre.

Ekzekutimi i programit

Aplikacioni ofron dy funksionalitete kryesore: analizë të trafikut të rrjetit dhe skanim të porteve.

Screenshot 2024-05-22 170935

Analiza e trafikut të rrjetit

  • Zgjedhja e ndërfaqes së rrjetit për të kapur paketat.
  • Vendosja e numrit të paketave që dëshirohen të kapen.
  • Analizimi dhe regjistrimi i informacionit të paketave, përfshirë IP-të burimore dhe të destinacionit, protokollet, madhësitë e paketave, dhe llojet e paketave.
  • Identifikimi dhe regjistrimi i aktiviteteve të dyshimta, si trafiku me frekuencë të lartë, lidhjet e shpeshta me të njëjtën adresë, paketat me madhësi të madhe, dhe trafiku në porte të pazakonta.
Screenshot 2024-05-22 172823

Skanimi i porteve

  • Vendosja e adresës IP që do të skanohet.
  • Vendosja e numrit të porteve për skanim.
  • Skanimi i porteve dhe identifikimi i porteve të hapura në adresën IP të dhënë.
  • Regjistrimi i rezultateve të skanimit në një dritare të dedikuar për shfaqjen e rezultateve.
Screenshot 2024-05-22 173106

Anëtarët e grupit:

  • Tringa Baftiu
  • Ilir Jasharaj
  • Visar Gjema
  • Sumeja Veseli

About


Languages

Language:Python 100.0%